Në zbatim të LIGJI NR. 03/L-172 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE,

Në zbatim të Kushteve të Përgjithshme të Programit Lojalitetit MANA, e cila paraqet Kontratën në mes të Klientit dhe MANA,

Me qëllim të informimit të subjekteve për mënyrën e mbledhjes, ruajtjes, dhe përpunimit të të dhënave personale,

MANA SH.P.K. – Shoqëri Tregtare e inkorporuar dhe regjistruar sipas legjislacionit Kosovar me seli në Rr. Zenel Salihu #28, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, me datën 21/06/2017, aprovon:

RREGULLORE PËR POLITIKAT E PRIVATËSISË SË KARTELES MANA

Objekt i rregullores së privatësisë

Kjo Rregullore ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre.

Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme dhe të ligjshme pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave.

Të dhënat personale të mbledhura nga MANA ShPK janë adekuate, relevante dhe nuk i tejkalojnë qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar dhe/ose përpunuar më tutje. Qëllim i mbledhjes dhe përpunimit të tyre, sikurse përcaktohet me sistemin e dosjeve, është

a. Realizimi i programit të lojalitetit MANA,

b. Regjistrimin e blerjeve dhe bonuseve te klienteve

c. Marketingut dhe dërgimit të ofertave për klientët;

d. Shitjes përmes platformave elektronike online ose përmes telefonit;

Kjo Rregullore i nënshtrohet Kushteve të Përgjithshme të Kartelës MANA, e cila përfaqëson kontratën në mes të konsumatorit dhe MANA ShPK dhe kushteve detyruese të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Pëlqimi i klientit për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave

Të dhënat personale përpunohen për qëllime të cilat në mënyrë specifike njihen me Kreu II, Neni 5 të Ligjit Nr. 03/L-172 Për Mbrojtjen E Të Dhënave Personale. Përpunimi i të dhënave personale bëhet:

a. Me pëlqimin e Konsumatorit/subjektit të të dhënave, dhe

b. Me qëllimin e përmbushjes së Kontratës dhe realizimit të përfitimeve nga programi i lojalitetit MANA dhe ofrimin e shërbimeve klientëve.

Konsumatori/subjekti i të dhënave pëlqimin e tij e jep në mënyrë elektronike përmes nënshkrimit elektronik, përmes futjes së të dhënave nga vetë konsumatori përmes platformave elektronike, apo edhe përmes navigimit të faqes MANA. Pëlqimi i Konsumatorit/subjektit të të dhënave bëhet duke shkarkuar aplikacionin në telefonin e menqur. Me shkarkimin e aplikacionit në telelfon dhe ofrimin e të dhënave personale nga vetë subjekti nënkuptohet se subjekti i të dhënave gjithashtu pajtohet me kushtet e përgjithshme të programit dhe përpunimit të të dhënave personale.

Me rastin e regjistrimit tek ndonjëri nga partnerët, klienti i transmeton të dhënat personale agjentit regjistrues, me që rast edhe i ofrohet dokumenti mbi Kushtet dhe Afatet në formë elektronike apo të printuar. Ky konstituon pëlqimin e klientit për regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave në përputhje me këtë dokument të politikave të privatësisë.

Cilat informacione personale i mbledhim nga njerëzit që vizitojnë blogun, faqen ose aplikacionin tonë?

Të dhënat personale të cilat mblidhen dhe procesohen përfshijnë vetëm të dhënat e ligjshme dhe të lejueshme me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënvae Personale dhe për qëllime të programit të lojalitetit MANA. Në këtë kategori përfshihen edhe të dhënat personale dhe historinë e navigimit të faqen tonë, të cilat i jepni vullnetarisht me qëllim të përmirësimit të eksperiencës.

Të dhënat personale të cilat do mblidhen dhe përpunohen në kuadër të MANA përfshijën të dhëna personale obligative dhe të dhëna personale opcionale, kjo sikurse janë lejuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënve personale.

Si përdorim informacionin tuaj?

Informacionet e mbledhura përdoren për qëllime të ligjshme dhe për realizimin e qëllimeve të programit të lojalitetit MANA. Informacionet personale mund të përdoren edhe për shitje online, marketing direkt, përmirësim të eksperiencës në përdorim të faqes dhe aplikacioneve, dhe qëllime tjera të ndërlidhura, për të cilat edhe vetë subjekti/konsumatori është pajtuar.

Informacione të ngjashme mund të mblidhen edhe me rastin e përgjigjes tuaj në sondazhe dhe anketa të ndryshme, apo komente për përmirësime.

Si e mbrojmë informacionin e vizitorit?

Faqja jonë e internetit skanohet në baza të rregullta për probleme të sigurisë me softëare të avancuar dhe dobësitë e njohura në mënyrë që ta bëjmë vizitën tuaj në faqen tonë sa më të sigurt qëështë e mundur.

Ëeb faqja, aplikacionet e MANA dhe produktet tjera të ndërlidhura përdorin skanim të produkteve edhe sisteme të anti virusit të avancuar për mborjtjen e konsumatorëve, të dhënave të tyre personale.

Informacioni juaj personal gjendet pas rrjeteve të siguruara dhe në të kanë çasje vetëm nga një numër i kufizuar personash dhe të cilët janë të identifikuar dhe autorizuar edhe nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave personale. Përveç kësaj, të gjitha komunikimet me serverët e MANA enkriptohen nëpërmjet teknologjisë Secure Socket Layer (SSL).

E drejta e klientit për qasje në informacionet e mbledhura nga ai

Çdo person, të dhënat e të cilit janë mbledhur, mund të kërkojë informata shtesë mbi të dhënat që mbahen nga MANA. Subjekti i të dhënave ka të drejtë qasjeje në të dhënat në vijim:

1.1. të dhënat personale të ruajtura të tij ose saj;

1.2. qëllimet e përpunimit dhe kategoritë e të dhënave që përpunohen;

1.3. bazën ligjore për përpunim;

1.4. origjinën e të dhënave;

Subjekti i të dhënave, në çdo kohë, ka qasje në të dhënat e mësipërme përmes platformave elektronike, duke përdorur kredencialet për kyçje. Gjithashtu, me kërkesën e subjektit, MANA duhet të ofrojë ekstrakt të këtyre të dhënave, sipas afateve të përcaktuara me Nenin 23 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

E drejta për shtim, korrigjim, bllokim, shkatërrim, asgjësim, fshirje dhe kundërshtim

Me kërkesën e subjektit të dhënat e të cilit janë mbledhur, MANA duhet të shtojë, të korrigjojë, të bllokojë, shkatërrojë, fshijë ose asgjësojë të dhënat personale për të cilat subjekti i të dhënave vërteton se janë jo të plota, jo të sakta ose jo të përditësuara, apo nëse janë grumbulluar ose përpunuar në kundërshtim me ligjin.

MANA do veprojë menjëherë në raste të tilla.

A përdorim ‘cookies’?

MANA nuk përdor “cookies” për qëllime të përcjelljes së klientëve. Cookies mund të aktivizoni dhe lejoni vetëm klienti me qëllim të përmirësimit të eksperiencës në faqen e MANA.

Ju mund të zgjidhni që kompjuteri juaj të paralajmërojë çdo herë që një cookie po dërgohet, ose mund të zgjidhni të ndaloni të gjitha cookies. Këtë e bën përmes shfletuesit tuaj (si Internet Explorer). Çdo shfletues është pak më ndryshe, prandaj shikoni menunë e ndihmës së shfletuesit tuaj për të mësuar mënyrën e saktë për të modifikuar cookie tuaj.

Nëse çaktivizoni cookies, disa veçori do të çaktivizohen që e bëjnë eksperiencën tuaj në faqe më efikase dhe disa nga shërbimet tona nuk do të funksionojnë siç duhet. Megjithatë, ende mund ta përdorni faqen e internetit si zakonisht.

Ndarja e informatave me Palët e Treta dhe transferueshmëria e të dhënave

MANA nuk transferon të dhënat tek asnjë person i tretë dhe nuk i përdor përpos për qëllimet e lejuara me ligj dhe qëllimet e dakorduara me klientin.

Google

Kërkesat e reklamimit të Google mund të përmblidhen nga Parimet e Reklamimit të Google. Ato janë vendosur për të siguruar një përvojë pozitive për përdoruesit. https://support.google.com/adwordspolicy/answer/1316548?hl=en

Ne nuk kemi vendosurGoogle AdSense në faqen tonë, por ne mund ta bëjmë këtë në të ardhmen.

Praktikat e Infomacionit të Drejtë

Në pajtueshmëri me praktikat e informacionit të saktë dhe me parimet e Ligjit për mbrojtjen së Konsumatorit, informacionet dhe ofertat e publikuara do të jenë të sakta dhe jo-mashtruese.

Kontakti
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këto politika të privatësisë, mund të na kontaktoni duke përdorur informacionin e mëposhtëm.

https://www.mana.cards

Rr. Zenel Salihu 28

Prishtinë, Kosovë 10000

Kosovë

info@mana.cards